
Nga 81 premtime sa i ka bërë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ta fituar mandatin e dytë në kryeqytet, ka realizuar 24.
“Letënjoftimi i Komunave”, i publikuar nga Instituti GAP ka nxjerrë përmbushjen e premtimeve nga kryetarët e komunave të cilat i kanë dhënë në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, njofton Insajderi.
Ahmeti ka mandat si kryetar i Prishtinës pak më shumë se një vit.
Nga 81 projekte, 24 janë të përfunduara, 8 gjysmë të përmbushura, 25 të filluar dhe 24 projekte të premtuara ende nuk kanë filluar. /Insajderi.com