
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosjes për deputetë.
Lajmin e ka konfirmuar vet Ahmeti me një postim në facebook.
Sipas Ahmetit Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim që në këtë betejë të përdor të gjitha resurset, kësisoj do të kandidojnë edhe kryetari i Prishtinës, nënkryetari dhe disa drejtorë.
“Duke ditur rëndësinë e kësaj gare dhe peshën e çdo vote e cila mund të sjellë ndryshimin, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marr vendim që në këtë betejë të përdorim të gjitha resurset pa kursim. Bashkë ne të gjithë kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
“Në qoftë se prania jonë në listë e rrit lëvizjen edhe për një votë, atëherë ja vlen. Të gjithë ata të cilët pajtoheni me punën tonë të vazhdueshme në Prishtinë e që nuk do të ndalet, të gjithë ata të cilët pajtoheni me qëndrimet tona e të cilat do ti shprehim në çdo forum, dhe të gjithë ata të cilët pajtoheni me angazhimin tonë e i cili veçse do të shtohet, ju ftoj të na përkrahni”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com