Shpend Ahmeti: Kemi fituar bindshëm në disa komuna

Shpend Ahmeti: Kemi fituar bindshëm në disa komuna

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se me rezultatet e sotme të cilat i vunë qytetarët e Kosovës, është bërë revolucion.

Ahmeti tutje ka thënë se si Lëvizja Vetëvendosje do të jenë akterët kryesor pas zgjedhjeve.

”Vet kemi dal në zgjedhje e jemi kritiku e vet kemi dal para LDK e AAK. Tashmë diskursi politik është vendos, unë besoj që edhe këto diskutime pas zgjedhore, ne do jemi akteri kryesor”, ka thënë ai.

”Tashmë po vijë me Molliqajn nga numërimi i votave, kemi përfunduar mbi 70% të votave.  Ne jemi të parët bindshëm në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Dardanë, kemi fituar krejt Anamoravën. Tash me 37% tre parti PDK-AAK-Nisma bashkë diku i bëjnë 270 mijë vota”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.

Ahmeti më tutje është shprehur i bindur se koalicioni PAN nuk do të mund ta krijojnë qeverinë e ardhshme.

”PDK AAK Nisma nuk mundet me bë qeverinë. Vetëvendosje është subjekti i parë, e nuk ka subjekt që e kalon as PDK. A e dini çfarë revolucioni ka ndodhur në Kosovë, u krye me këta”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com