Shpend Ahmeti: Mos dilni pa nevojë, ruani veten dhe familjen

Shpend Ahmeti: Mos dilni pa nevojë, ruani veten dhe familjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se thirrjet për të mos dalur pa nevojë, nuk po respektohen nga qytetarët. Sipas tij, masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme.

Përmes rrjetit social Facebook, Ahmeti ka deklaruar se sheshet nuk mund të përdoren si hapësira për shëtitje ndërsa Ministria e Shëndetësisë së bashku me Komunën e Prishtinës, janë dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe, transmeton Insajderi.

“Falënderojmë Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe. Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme. Për ta ruajtur veten, familjen, dhe shëndetin publik”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë që me vendim të Qeverisë së Kosovës, orari i lëvizjes është nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 17:00./Insajderi.com/