Shpend Ahmeti nuk po e kupton një gjë lidhur me taksën 100 përqind

Shpend Ahmeti nuk po e kupton një gjë lidhur me taksën 100 përqind

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me heqjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se nuk është duke e kuptuar vetëm një gjë në krejt diskutimin për taksën, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në krejt këto diskutime për taksen, nuk e kuptoj pse Bosnja është në krejt vendimet.  Kërkohen kushte nga Serbia, ndërsa taksa ndaj Bosnjës lidhet me veprimet e Serbisë”, ka shkruar Ahmeti.

Kryeministri, Albin Kurti sot përmes një konference të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se më 15 mars do të marr vendim që të hiqet taksa prej 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Pas takimeve me odat dhe shoqatat tona dhe pas analizës me kolegët tanë. Kam ardhur tek ky qëndrim për tarifën 100 për qind si qeveri e Kosovës nga 15 marsi të hiqet tarifa”, ka thënë sot Kurti. /Insajderi.com