Shpend Ahmeti për krijimin e ushtrisë: Pak gjëra ndryshojnë brenda natës

Shpend Ahmeti për krijimin e ushtrisë: Pak gjëra ndryshojnë brenda natës

Kryetari i Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti ka komentuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila pritet të bëhet nesër.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se pak gjëra ndryshojnë brenda natës.

I pari i Prishtinës ka shtuar se përkundër kësaj, “transformimi i FSK-së, ka rëndësi politike në fuqizimin e sovranitetit të shtetit”

“Transformimi i FSK përmes ligjit mund të konsiderohet ndryshim simbolik në terren sepse pak gjëra ndryshojnë brenda natës. Megjithatë ka rëndësi politike në fuqizimin e sovranitetit të shtetit tonë.

Sic u tha nga disa nga ambasadorët e kuintit “ky është vendim SOVRAN i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.