Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit se Xhamajka e ka njohur Kosovën, lajm ky i cili më vonë u demantua nga Ministrja e Jashtme e këtij shteti.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se rasti i njohjes është si shumë punë tjera në Kosovë.
Tutje, ai ka shtuar se se kur është puna te meritat, të gjithë i marrin për vete, derisa kur është puna te faji nuk merr përgjegjësi askush.
Rasti i njohjes së Xhamajkes është si shumë punë tjera në Kosovë. Kur është puna te merita, nuk i nxen kamera – Unë, Unë, Unë. Kur është puna te faji nuk i nxen dera – Ai, ajo, jo Unë. Po e paramendoj me ndërru dicka prapë këto ditë prapë unë, unë”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com