Shpend Ahmeti shfrytëzon kufizimin e lëvizjes për mbylljen e gropave në qytet

Shpend Ahmeti shfrytëzon kufizimin e lëvizjes për mbylljen e gropave në qytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se gjatë kohës kur kur qytetarëve është duke ju kufizuar lëvizja, ai është duke mbyllur gropat në qytet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se së bashku me Ndërmarrjen Publike Banesore do t’i evidentojnë gropat e vogla, raporton Gazeta Insajderi.

“Po e shfrytëzojmë rastin e kufizimit të lëvizjes, ti mbyllim gropat gjatë kohës së pandemisë. #bashkë me NPB do të mundohemi në grupë të vogla të menjanojmë sa më shumë pengesa”, ka shkruar Ahmeti.

Qeveria e Kosovës, ka marr vendim që qytetarëve t’ju kufizohet lëvizja nga ora 17:00 deri në orën 06:00, si masë parandaluese ndaj pandemisë, COVID-19. /Insajderi.com