Shpend Ahmeti shkon në vendin ku ndodhi vrasja e trefishtë

Shpend Ahmeti shkon në vendin ku ndodhi vrasja e trefishtë

Sot në lagjen Dardania në Prishtinë,  ka ndodhë një vrasje e trefishtë, shkruan Insajderi.

Dorasi ka vrarë gruan, renë e pastaj edhe vetën.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë policia ndërsa para pak çastesh aty ka shkuar edhe i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Insajderi sjellë pamje të kryetarit Ahmeti i cili duket se është duke biseduar me dëshmitarët e rastit.

Sipas dëshmitarëve, mësohet se dorasi kishte probleme mendore dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ai tentonte të vriste gruan.

Siç mëson Insajderi, ngjarja ka ndodhur në sy të një fëmijë.

Insajderi, do të iu mbajë të informuar gjatë tërë kohës për këtë ngjarje./ Insajderi.com