Shpend Ahmeti qeras punëtorët e komunës me vikend në deti

Shpend Ahmeti qeras punëtorët e komunës me vikend në deti

Kryetari Shpend Ahmeti i ka qerasur punëtorët e tij me një vikend në bregdetin shqiptar. Udhëtimi u organizua këtë të premte, dhe punëtorët komunalë u kthyen në shtëpi të dielën mbrëma.

Qindra shërbyes civilë të Komunës së Prishtinës këtë vikend e kaluan në bregdetin e Durrësit.

Kryetari Shpend Ahmeti e hapi kuletën e Komunës për të gjithë shërbyesve civil që me datën 14-16 të shkojnë në bregdet e Durrësit, konkretisht në hotelin “Bonita”. Por, vetëm 230 nga ta shprehen dëshirën që të jenë atje.

Mësohet se shpenzimet e hotelit, përfshirë fjetjen, mëngjesin, drekën e darkën i ka paguar Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë, transportin e ka siguruar Këshilli organizativ me mjetet e siguruara nga participimi i shërbyesve civilë pjesëmarrës në ekskursion, ku shërbyesit civil kanë paguar nga 30 euro për shërbimet e udhëtimit me autobusë.

Punëtorët janë shprehur të pa kënaqur me shërbimet në hotel.

“Shërbimi ka qenë katastrofë, ndoshta se ishim shumë a kallabllak, por ishte shërbimi ishte i tmerrshëm”, tha një shërbyes civil për lajmi.net, i cili këtë vikend ishte ne ekskursionin e Komunës.

Nuk dihet nëse Komuna ka shikuar edhe oferta të hoteleve të tjera në Durrës, pasi në tri vitet e fundit shërbyesit civil të Komunës janë akomoduar në hotelin e njëjtë. Ndërkohë, për udhëtim është kontraktuar kompania turistike “Sharr Travel”.