Shpend Ahmeti i ka bërë një zbërthim komentit të Pal Lekajt, se qeveria e Kurtit ishte qeveri feministe. Në fakt Lekaj u sqarua, por Ahmeti s’po i beson.
Shpend Ahmeti tregon pse Pal Lekaj tha “qeveria feministe e Kurtit” (VIDEO)
Deputeti Pal Lekaj kërkoi falje. Tha se deshi të thotë që qeveria e Albin Kurtit ishte qeveri fëmijërore, por i rrëshqiti goja e tha “feministe”.
Por, Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka mendim tjetër.
Sipas Ahmetit, Pal Lekaj nuk ia huqi, por thjesht mendoi me zë.
“Po thojnë që ja ka huq se ka dasht me thon diçka tjetër, e ka thon feministe. Nope – problemi është që ai s’ka dasht me thonë diçka tjetër. Ka dasht me thon që se ka pas guximin me qeveris, pra për të, ka qeveris ‘si femër = feministe’”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.
Ahmeti mendon se gabimi i Lekajt ishte një budallallëk i rëndë në shumë dimensione.