Shpend Maxhuni rikthehet në Polici – Kjo është detyra që ka marr

Shpend Maxhuni rikthehet në Polici – Kjo është detyra që ka marr

Nga kjo javë, ish-shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni është rikthyer në Policinë e Kosovës.

Maxhuni i cili ka gradën kolonel, do të jetë këshilltar operacional i drejtorit të përgjithshëm, Rashit Qalaj.

Rikthimin e Maxhunit në këtë pozitë e ka konfirmuar ky institucion për “Kohën Ditore”.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Kolonel Shpend Maxhuni është caktuar në pozitën Këshilltar për çështje Operacionale i Drejtorit të Përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë se Kosovës.

Maxhuni ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë se Kosovës para Qalaj. Prej kur Qalaj pati marrë këtë detyrë publikisht kishte thënë se po e reformonte me ristrukturim këtë institucion.

Qalaj pati folur për afera korruptive në kohën kur Maxhuni kishte udhëhequr me Policinë e Kosovës, neglizhencë e mos përfundim të hetimeve. Madje Qalaj pati deklaruar se ka proceduar për hetim disa tenderë të nënshkruar në kohën e Maxhunit e për të cilat kishte dyshime për afera korruptive.