Shpend Maxhuni rikthehet në Polici

Shpend Maxhuni rikthehet në Polici

Janë bërë 3 javë që kur, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së.

E largimi nga pozita e shefit të Inteligjencës, u tha se erdhi për arsye të disa problemeve shëndetësore.

Por, pavarësisht kësaj, Maxhuni vetëm pak ditë pas, kishte bërë kërkesë të rikthehet në Policinë e Kosovës, institucionin e sigurisë që e kishte drejtuar për disa vite.

Drejtori Rashit Qalaj e ka konfirmuar për Express, tha se ish-drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, të hënën do i rikthehet punës në Policinë e Kosovës.

Këtë herë nuk do të ulet në karrigen e Drejtorit të Policisë, por në një pozitë të re, e cila ende nuk dihet.