Shpërbëhet Grupi Parlamentar 6+

Shpërbëhet Grupi Parlamentar 6+

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, është larguar nga Grupi Parlamentar 6+ dhe i është bashkuar Listës Serbe, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur në seancën e sotme plenare, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila tutje thotë se në këtë formë, grupi parlamentar 6+ shpërbëhet.

”Largohet Adem Hodza nga Grupi Parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe”.

”Grupi Parlamentar 6+ nga nesër nuk ekziston më, i humb të drejtat e përfaqësimit në Komisione Parlamentare përveç Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve”.

”Sa i përket përfaqësimit në komisione, plotësimi do të bëhet nga grupi parlamentar i pozitës, në këtë rast në komision plotësimi do të bëhet nga një deputet i LDK-së”, ka thënë ajo

Seanca e sotme, e cila ishte vazhdim i seancës së javës së kaluar është ndërprerë për të vazhduar në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovë.

Në mungesë të kuorumit, deputetët nuk miratuan asnjë prej pikave të rendit të ditës, përfshirë rezolutën për të pagjeturit, Projektligjin për votimin e mërgatës në ambasada dhe konsullata, si dhe disa raporte të agjencive shtetërore. /Insajderi.com