Koalicioni në qeverinë e Rumanisë u shpërbë pasi Lidhja e Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) doli nga partneriteti me Socialdemokratët e kryeministres Viorica Dancila.
Dalja e Lidhjes së Liberalëve dhe Demokratëve nga koalicioni i lë socialdemokratët të cilët janë në pushtet në pakicë në parlament.
Pritet që në javët e ardhshme qeveria të përballet me votëbesim.
Dancila ka thënë se nuk frikohet nga zgjedhjet e mundshme të parakohshme, por të “mos e humb besimin e popullit”.
Dalja e ALDE nga koalicioni ka pasuar pasi lideri i saj, ish kryeministri Calin Popescu Tariceanu, i cili gjithashtu ka dhënë dorëheqje si president i Senatit, nuk mbeti kandidati i vetëm nga koalicioni qeverisës në zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Në vend të kësaj, Dancila do të kandidohet kundër presidentit aktual Klaus Iohannis i cili po lufton për mandatin e dytë./Insajderi.com.