Shpërblehet aktivisti i vjetër i VV-së në Podujevë: Emërohet drejtor në Ndërmarrjen Publike

Shpërblehet aktivisti i vjetër i VV-së në Podujevë: Emërohet drejtor në Ndërmarrjen Publike

Kapja e Bordeve të Institucioneve Publike po vazhdon akoma nga partitë politike me militantët e tyre partiak, kështu po e bën edhe lideri i Vetëvendosje e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A.

Lala është parë tejet aktiv edhe në fushatën zgjedhore për kryetar komunal të Podujevës, ku i ka dalur në ndihmë Shpejtim Bulliqit.

Ai po ashtu njihet si aktivist i Vetëvendosjes qysh herët dhe një nga themeluesit e degës së VV’së në Podujevë.

Abdulla Lala, madje kishte edhe si kandidat për Asamble komunale në Podujeve, djalin e tij Granit Lala.