fbpx

Shpërndante drogë dhe posedonte armë, arrestohet 28-vjeçari

Shpërndante drogë dhe posedonte armë, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Vlorës ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, duke arrestuar një person për armë mbajtje pa leje dhe që shpërndante lëndë narkotike.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuar nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe denoncojnë në polici paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, është finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Vlorës njoftoi të martën se, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje. Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.