Shpërthejnë kritikat ndaj Xhakës për këtë veprim në ndeshjen ndaj West Hamit [Video]

Shpërthejnë kritikat ndaj Xhakës për këtë veprim në ndeshjen ndaj West Hamit [Video]

Granit Xhaka është sërish në qendër të kritikave, nga tifozët e Arsenalit në rrjetet sociale.

Mesfushori shqiptar javëve të fundit është kthyer në formacionin e parë, pas incidentit që pati me tifozët në muajin tetor, transmeton Insporti

Reprezentuesi i Zvicrës është titullar edhe sonte në ndeshjen kundër West Hamit në Premierligë.

Një tifoz pas pjesës së parë ka kritikuar Xhakën, pasi që sipas tij “ai duket më i interesuar që të mos lëndohet se sa që të largojë topin”.

West Hami ka kaluar në epërsi në derbin lokal që po zhvillohet në “London Stadium”, me anë të mbrojtësit Angelo Ogbonna, derisa Xhaka është parë si një nga fajtorët për këtë gol të pësuar.

Një tifoz i Arsenalit e ka kritikuar 27-vjeçarin, pasi ai po luan dobët sipas tij.

“Xhaka i dobët sërish sonte. Ideja e të vazhduarit me të në vend të superyllit tonë që është 20 vjeç është me të vërtetë e vështirë për mua ta kuptoj. Ky ekip s’po shkon askund. Luani me djaloshin që ka të ardhme”, shkruan një tifoz, duke iu referuar Matteo Guendouzit që është në bankën rezervë. /Insporti.com/