fbpx

Shpërthen Almeda Abazi: Në çfarë gjendje ma sollët burrin

Shpërthen Almeda Abazi: Në çfarë gjendje ma sollët burrin

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, është një bashkëshorte e përkushtuar dhe që e mbështet bashkëshortin e saj në karrierën si aktor.

Tolgahan Sayısman i është rikthyer ekranit së fundmi me një serial të ri televiziv. Madje prej disa ditësh, Almeda ka publikuar në rrjetet e saj sociale, postime ku i uronte të shoqit shumë suksese.

Por së fundmi, Almeda i ka habitur fansat e saj, teksa ka postuar një foto të Tolga-s, ku në trupin e tij vihen re njolla. “Dakord, thamë boks, thamë serial. Thamë atë e këtë, pranuam. Po kjo çfarë është? Në çfarë gjendje ma sollët burrin?”, shkruan Abazi në foto.

Në fakt e gjithë kjo është në formën e shakasë, pasi shenjat që aktori i famshëm turk ka në trup, janë për rolin e tij në serialin që titullohet “Kampion”.

Në episodin e parë të këtij seriali, do të luajë edhe djali i çiftit, Efehan.