Ndihma për personat e prekur nga tërmeti vazhdon. Por janë vënë re dhe janë denoncuar edhe raste shkeljesh dhe keqpërdorime të ndihmave.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur reperi Noizy ditën e djeshme, por përmes një statusi në Instastory, ka reaguar i revoltuar edhe Bes Kallaku.
Në postimin e tij, Kallaku tregon se ka marrë informacione për shpërdorime të ndihmave gjithandej.
“Ore a do bohemi njerëz ne edhe në të tilla ditë. Atë që kallëzoj edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situatë”, ka shkruar Besi.