Shpërthen depoja e municioneve në Qipro, ka të plagosur

Shpërthen depoja e municioneve në Qipro, ka të plagosur

Shpërthimi në një depo municionesh në Republikën turke të Qipros së veriut mbrëmjen e së mërkurës  ka lënë lënë pas disa të plagosur, raportoi Ministri i i Jashtëm i Republikës së Qipros Turke Kudret Özersay.

Përmes Facebook, ai njoftoi se se zona është mbyllur ndërsa shpërthimet vazhdojnë në zonën ushtarake, që ndodhet në lindje të Kyrenia, një port historik në bregdetin verior të Qipros.

Siç raportohet, shpërthimi ndodhi në depot e municioneve pranë Hotelit “Acapulco” në Shën Epictetus.

Sipas mediave turke qipriote, një zjarr në zonën ushtarake raportohet se u pasua nga shpërthime.

Përveç hotelit, u urdhërua evakuimi i fshatit  të Klepinit, dhe banorët filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre vetëm mëngjesin e kësaj të enjteje, 12 shtator 2019.