Shpërthen kanalizimi në Aktash, kundërmim i padurueshëm

Shpërthen kanalizimi në Aktash, kundërmim i padurueshëm

Një gyp i kanalizimit ka shpërthyer në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen e Aktashit në Prishtinë dhe për dy ditë kjo rrugë ka kundërmuar erë të padurueshme.

Banorët e kësaj rruge kanë thënë se vazhdimisht ka probleme me gypat e kanalizimit dhe më shumë hasin në vështirësi gjatë të reshurave të shiut kur këta gypa bllokohen.

“Prej dje kjo rrugë ka kundërmuar erë të rëndë shkaku i shpërthimit të një gypi të kanalizimit disa metra më lart”, ka thënë një kalimtar.

Portali Koha.net ka kërkuar një sqarim nga Komuna e Prishtinës, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.