Shpërthen këngëtarja: Ju intereson b**a ime, jo vokali im si Adele dhe Byonce

Shpërthen këngëtarja: Ju intereson b**a ime, jo vokali im si Adele dhe Byonce

Këngëtarja Ana Kabashi ka treguar së fundmi përgjatë një interviste me moderatoret e emisionit “Thumb” se është një natyrë mjaft e çiltër. Ajo nuk ngurroi të ndalej tek kritikat që i bëhen për faktin e të ekspozuarit të pasmet. Ana la të nënkuptohej se edhe nëse e bën diçka të tillë, fundja, ndjekësit nuk janë të interesuar për talentin e saj në të kënduar.

“Kam postuar video duke kënduar dhe video duke kërcyer, edhe thonë pse e nxjerr by*ën. Ti je interesuar tek by*ët, nuk je interesuar tek vokali im, se po të ishe i interesuar tek vokali im kishe hyrë në Youtube dhe më kishe parë duke kënduar live këngëtare si Adele, Beyonce”– është shprehur Ana Kabashi.

Kujtojmë se Kabashi u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në konkurset e rëndësishme muzikore si “The Voice of Albania” dhe “Albania Got Talent”.