Shpërthen një bombolë gazi në Ferizaj

Shpërthen një bombolë gazi në Ferizaj

Një bombolë gazi ka shpërthyer të martën në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, njofton Insajderi.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka persona të lënduar, por akoma nuk dihet numri i tyre.

Lajmin e ka konfirmuar Major Qazim Reka, por i njëjti nuk ka dhënë më shumë informacione.

Ai tha se për numrin e të lënduarve dhe detaje të tjera do të dalin me detaje më vonë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor./Insajderi.com