Shpërthen sërish Olti Curri, kënga e Luanës e kopjuar

Shpërthen sërish Olti Curri, kënga e Luanës e kopjuar

Dy ditë më parë moderatorja e njophur Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj të radhës me këngëtarin Faydee.

Kënga titullohet “Yalla Habibi” dhe për pak kohë mori 1.7 milion klikime në kanalin Youtube.

Analisti, Olti Curri ka reaguar ndaj kësaj kënge duke pretenduar se Luana e ka vjedhur atë: “Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana ja kopjuan”, duke shoqëruar me një emoji të qeshure.

Ndërkohë në postiet e tjera ka postuar këngën e Dj Antonie e cila ishte realizuar në vitin 2018 ku bie në sy ngjashmëria në muzikë dhe në pjesën e refrenit me këngën e Luanës.