Ka humbur jetë një punëtor dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës.
Mendohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe të transformatorit në këto ditë të nxehta vere.
Defekti la pa energji për pak kohë bizneset përgjatë autostradës, zonën e Kamzës, Vorës dhe Mëzezit, por OSHEE njoftoi se furnizoi stacionin me linjën rezervë dhe situata është normalizuar./rtsh/