Shpërthen zjarr në një objekt banesor në Prishtinë – policia jep detaje

Shpërthen zjarr në një objekt banesor në Prishtinë – policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer në mëngjesin e sotëm te një objekt banesor në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, njofton Insajderi.

Në këtë incident zjarri që saktësisht ka ndodhur në një lokal të një kompanie të sigurimit, nuk raportohet për persona të lënduar.

Kështu është bërë e ditur për Gazetën Online Insajderi nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tutje shtoi se zjarrëfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (zyrë) në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

“Zjarrëfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com