Shpërthim i fuqishëm në një supermarket në Rusi, 10 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në një supermarket në Rusi, 10 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një supermarket në Shën Petersburg të Rusisë ditën e sotme, nga ku të paktën dhjetë persona u lënduan dhe u dërguan për mjekim në spital. Mediat Ruse bëjnë me dije se janë evakuuar 50 persona nga ndërtesat pranë.

“U dëgjua një zhurmë. Personeli i emergjencës është në vendngjarje. Evakuimi ka përfunduar dhe nuk ka pasur zjarr”, raporton AFP.

“Shpërthimi u regjistrua rreth orës 18:30 në një supermarket në shëtitoren Kondratiev në Shën Petërburg. Referuar informacioneve të para, ka disa të plagosur”, njoftoi policia në një deklaratë të shkurtër.