Shpërthim në një autobus në Beograd, gjashtë persona të lënduar

Shpërthim në një autobus në Beograd, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona, përfshirë edhe një fëmijë të vogël, janë lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur në autobusin e linjës 78 në Beograd.

Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 11, duke shkaktuar lëndime të shumta dhe pamje dramatike në qytet, pasi që shenja të shumta gjaku kishte nëpër rrugë, ndërkohë i gjithë autobusi ishte shkatërruar.

Siç shkruan ‘blic.rs’, një kompresor i ajrit që gjendej mbi derën e mesit të autobusit ka shpërthyer duke shkaktuar lëndime të shumta tek pasagjerët që gjendeshin brenda, trasnmeton Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre makina të ambulancës të cilët i kanë transportuar të lënduarit për në Qendrën e Emergjencës.

“Pesë gra, shumica të vjetra janë lënduar dhe të gjitha janë transportuar në Qendrën Emergjente”, i kanë thënë mediumit serb nga Emergjenca.