fbpx

Shpërthim në Paris

Shpërthim në Paris

Parisi është zgjuar i tronditur këtë mengjes, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në afërsi të qendres së tij. Sipas raportimeve të mediave, shpërthimi ka ndodhur në lagjen Opera, në një furrë buke.

Duke iu referuar mediave franceze, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi, duke shkaktuar disa të plagosur dhe dëmë të shumta materiale.

Fillimisht shpërthimi u dyshua si një vepër e terroristëve ose e ‘jelekverdhëve’. Kryeqyteti francez ka qënë shpesh herë viktimë e sulmeve terroriste, ku ka pasur dhjetra viktima.

Prej pak kohësh, Parisi është paralizuar nga protesta e ‘jelekverdhëve’, të cilër protestojnë kundër vendimit të qeverisë së Macron për të rritur çmimin e naftës. Kjo ka sjellë trazira të shumta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke shkaktuar edhe viktima.