Shpërthime vdekjeprurëse në funeralin e viktimës në Kabul

Shpërthime vdekjeprurëse në funeralin e viktimës në Kabul

Shpërthime në një funeral të një burri, i cili kishte vdekur gjatë një proteste të premten, kanë vrarë së paku katër persona në Kabul, thonë zyrtarët afganë.

Shpërthimet goditën funeralin birit të një senatori, një prej pesë personave të vrarë kur policia shtiu me armë mbi protestuesit, të cilët protestonin kundër keqësimit të sigurisë.

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, ishte në funeral. Zyra e tij thotë që ai nuk është lënduar.

Dhuna e fundit vjen përderisa shumica e Kabulit është e izoluar.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit të rrinë larg nga demonstratat, me pretekstin që mund të sulmohen nga militantët.

Së paku tri eksplodime kanë goditur funeralin. Fotot në rrjetet sociale tregojnë një numër të trupave të vdekur në vend, raporton BBC.

Një dëshmitar ka thënë që “njerëzit janë hedhur në erë dhe bërë copa”.

Ndërsa në një raport ku citohet një burim i paemëruar i sigurisë, thuhet se janë vrarë 12 vetë dhe janë plagosur 18 të tjerë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Televizioni i Afganistanit, Tolo News, ka raportuar se janë vrarë së paku 18 vetë. /Insajderi.com