Shpërthimi në Pejë, katër të lënduar deri me tash

Shpërthimi në Pejë, katër të lënduar deri me tash

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tash janë katër persona të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal biznesi në Pejë.

“Sipas të dhënave të deritanishme nga hetuesit e rastit, është vërtetuar se bombola e gazit nuk ka shpërthyer, por momentalisht vlerësohet se ka pasur rrjedhje të ngadalshme të gazit e ajo sasi ka shkaktuar shpërthimin – incidentin”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësuar Gj. B. (femër); M. U. (femër); Sh. U. (mashkull) dhe N. S. (mashkull). Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, sqaron policia.

Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një shpërthim në një lokal në Pejë, ku fillimisht policia tha se janë dy të lënduar./Insajderi.com.