Shpëtim Idrizi thotë se mbrojtja e mirë ja fitoi ndeshjen ndaj Prishtinës

Shpëtim Idrizi thotë se mbrojtja e mirë ja fitoi ndeshjen ndaj Prishtinës

Një rezultat tejet pozitiv e ka marrë skuadra e Trepça 89’, duke e mposhtur ekipin e Prishtinës me rezultat 1 me 0.

Trajneri i Trepça 89’, ka lavdëruar angazhimin e lojtarëve, sidomos atyre të mbrojtjes.

“Ishte një lojë me dy pjesë, në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë ku falë angazhimit arritëm një fitore të madhe”, theksoi Idrizi për Art Sport, transmeton Insajderi.

“E rëndësishme është që kemi një mbrojtje të mirë ku që dy ndeshje nuk pësojmë gol dhe mendoj që ky është çelësi i i suksesit”, shtoi ai.

Me këtë fitore, Trepça 89, radhitet në pozitën e tretë, me gjashtë pikë nga tre ndeshje./Insajderi.com.