Shpëton Rashica, Werder do të luaj në Play-Off

Shpëton Rashica, Werder do të luaj në Play-Off

Në ndeshjen e fundit të sezonit, me fitore të lartë 6:1 ndaj Koln, Werder Bremen nuk ka rënë nga Bundesliga këtë sezon.

Ekipi ka siguruar pozitën e 16-të në tabelë, pozitë që qon në ndeshje play-out me skuadrën e vendit të tretë nga Bundesliga 2, për të siguruar Bundesligën në sezonin e ri 2020/21.

Osako 22’-58’, Rashica 27’, Fullkrug 29’, Klaassen 55’ dhe Sargent 68’ shënuan për Werder, kurse për Koln, Drexler 62’.

Në 34 ndeshje, Bremen ka tetë fitore, shtatë barazime e 19 humbje për të përfunduar në vendin e 16-të në tabelë në fund të këtij sezoni në kampionatin gjerman.

Nga Bundesliga 2, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro, aktualisht është ekipi Heidenheim, me të cilën skuadër Werder Bremen mund të takohet në Play-Off.

Imsajderi.com