“Shpresoj mos ndërmarrin iniciativë për t’i ndryshuar emrin vendit” – Meta tregon pse s’ishte në stadium

“Shpresoj mos ndërmarrin iniciativë për t’i ndryshuar emrin vendit” – Meta tregon pse s’ishte në stadium

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social një reagim duke dhënë arsyen e mosprezencës së tij këtë të dielë në stadiumin e ri Air Albania.

Meta shkruan se nuk erdhi në ndeshjen Shqipëri- Francë për shkak se ishte i palumtur me heqjen e padrejtësi sipas tij të emrit të stadiumit për arsye komerciale.

Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”
Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.
Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!

Të dashur tifoza Kuq e Zi! Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë…

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 17. November 2019