Shqelm fytyrës duke u arrestuar nga Policia e Kosovës – tjetër rrahje sonte në BeerFest

Shqelm fytyrës duke u arrestuar nga Policia e Kosovës – tjetër rrahje sonte në BeerFest

Një tjetër rrahje ka ndodhur para pak minutave në BeerFest që është duke u mbajtur në Prishtinë.

Lexuesit e Insajderit kanë dërguar një video ku shihet se Policia e Kosovës është angazhuar përsëri duke arrestuar disa persona.

Në video një person shihet i mllefosur dhe i papërmbajtshëm.

Ai i është sulur dhe ka goditur me shqelm një tjetër person i cili kishte qenë duke u arrestuar nga Policia e Kosovës.

Më herët është raportuar për një tjetër rrahje. Sipas raportimeve janë arrestuar gjashtë persona dhe ka mbetur i lënduar një person, për cka është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore./Insajderi.com