Numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Coronavirus në Shqipëri, edhe në këtë 24-orësh mbetet i lartë, njofton Insajderi.
Gjatë ditës së sotme u njoftua se 17 pacientë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me këtë virus dhe kanë ndërruar jetë.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore edhe një mijë e 112 raste kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit atje janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 60 mijë e 675 persona që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 96 mijë e 838 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë një mijë e 617 njerëz. /Insajderi.com