Shqipëri: Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Shqipëri: Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët po marshojnë për vrasjen e Klodian Rashës.

Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve. Të rinjtë kanë hedhur shashka duke thirr “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura”.

Më herët, Policia e Shtetit të shpërndarë në zonën e ish-Bllokut kanë kontrolluar grupime të rinjsh.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, protestuesit kërkojnë dhe largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu