Shqipëri, raportohet edhe për dy viktima nga gripi stinor

Shqipëri, raportohet edhe për dy viktima nga gripi stinor

Dy persona të tjerë kanë gjetur vdekjen këtë të martë si pasojë e prekjes nga gripi.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se, një nga viktimat është një grua 82-vjeçare, që ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, njofton Top Channel.

Ndërsa viktima tjetër është sërish një grua, e moshës 71 vjeç, që ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës. Të dy të moshuarat ishin prekur nga gripi stinor A.

E para u diagnostikua me “insuficencë multiorganore post-gjendje febrile” , saktësojnë burimet nga Ministria e Shëndetësisë.