Shqipëria fiton minimalisht si mysafire e Andorrës

Shqipëria fiton minimalisht si mysafire e Andorrës

Shqipëria ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit duke mundur 0-1 Andorrën, njofton Insajderi.

‘Kuqezinjtë’ nuk kanë shkëlqyer për të përmbushur plotësisht pritshmëritë e tifozëve, por ajo që ka rëndësi është goli i shënuar nga Ermir Lenjani dhe që dhuron tre pikët e para për Shqipërinë.

Kundërshtari kishte vendosur që të luante me nervat e shqiptarëve për të vonuar lojën që në minutat e para. Megjithatë me kalimin e minutave do të vinte ngrita graduale dhe raste të shumta erdhën nga Manaj, Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli.

Goli do të shënohej nga Lenjani pas pasimit fantastik që erdhi falë inteligjencës së Bares. Pjesa e dytë nisi pa shumë ritëm dhe ‘kuqezinjtë’ kanë menaxhuar fitoren. Në minutat e fundit ishin disa goditje për t’u mbajtur shënim, por asgjë nuk ndryshoi në rezultat. /Insajderi.com