Shqipëria humbet me Maqedoninë

Shqipëria humbet me Maqedoninë

Kombëtarja shqiptare e meshkujve në volejboll u mund 3-0 nga Maqedonia në ndeshjen e dytë të Grupit S, të vlefshëm për Ligën e Europës.

Sfida mes dy shteteve fqinjëve u zhvillua në Shkup, aty ku volejbollistët vendës patën vazhdimisht epërsi në fushë dhe e merituan fitoren. Loja e lojtarëve kuqezinj ishte me hope, duke mos treguar atë grintë si 24 orë më parë, kur mundën 3-2 Suedinë me përmbysje. Për një moment, në setin e tretë, u duk sikur Shqipëria do të përsëriste të njëjtin skenar loje si me suedezët, por jo.

Maqedonia nuk bëri gabime dhe, e mbështetur edhe nga fansat e saj, fitoi me meritë, duke udhëhequr Grupin A. Të trija setet ishin nën komandën e fqinjëve tanë, që vetëm në setin e tretë rrezikuan disi, pasi Shqipëria tentoi të rihapte lojën, por pa sukses, shkruan Telesport.

Nesër, kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka do të përballen me Azerbajxhanin, në takimin e fundit të kësaj faze të parë, me shpresën për të fituar dhe mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në turin tjetër.

Shqipëri – Maqedoni, 0-3 (21-25, 16-25, 22-25)

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Çali, Husaj, Bashi, Xhelati, Shurdhi, Kula, A.Qafarena, N.Qafarena, Baruti, Muslia, Deliu. Trajner: Jani Melka

MAQEDONI: Angelovski, N.Gjorgiev, G.Gjorgiev, Milev, Nakov, Ljatov, Urdov, Klopchevski, Nikolovski, Simovski, Andonov, Madjunkov, Stoshikj, Mihailov. Trajner: Dragutin Baltic