Shqipëria merr zyrtarisht kryesinë e OSBE-së

Shqipëria sot zyrtarisht ka marrë kryesinë e OSBE-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së”.

“Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, ka shkruar Cakaj në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com