Shqipëria mezi arrin të grumbullojë kutitë e votimit- numërimi nis në mëngjes

Shqipëria mezi arrin të grumbullojë kutitë e votimit- numërimi nis në mëngjes

Procesi i dorëzimit të kutive të votimit është drejt përfundimit, ndërkohë që ka nisur procesi i numërimit në Pustec ndërsa në shumë KZAZ të tjera gjithçka është gati dhe pritet nisë numërimi

Në qarkun e Beratit ka përfunduar dorëzimi i kutive në të pestë KZAZ-të.
Në qarkun e Durrësit ka përfunduar dorëzimi i kutive në të gjashtë KZAZ-të.
Në qarkun e Dibrës ka përfunduar dorëzimi i kutive.
Në qarkun e Korçës vijon dorëzimi i kutive. Në KZAZ-në e Kolonjës ka përfunduar dorëzimi i kutive, por ka problem me tabelën elektronike të numërimit të votave. Në Pustec ka filluar numërimi i kutive të votimit.
Në qarkun e Shkodrës, ka përfunduar dorëzimi i kutive të votimit në katër prej gjashtë KZAZ-ve të këtij qarku.
Në qarkun e Fierit vijon procesi i dorëzimit të kutive.
Në qarkun e Kukësit janë dorëzuar materialet zgjedhore pritet të nisë numërimi.
Në qarkun e Elbasanit KZAZ 50 dhe 49 kanë mbërritur të gjitha kutitë 38 dhe 39 përkatësisht. Në KZAZ 47 ka mbërritur, por ende nuk është marrë në dorëzim. Në KZAZ 48 janë marrë në dorëzim të 43 kutitë, priten të mbërrijnë numëruesit.