Shqipëria në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Anglisë

Shqipëria në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Anglisë

Është mbyllur fraksioni i parë i ndeshjes kualifikuese mes Shqipërisë dhe Anglisë, ndeshje që luhet në Tiranë, teksa pas 45’ minutave të parë, miqtë ndodhen në epërsi, njofton Insajderi.

Autor i golit të vetëm në takim ishte sulmuesi i londinezëve të Tottenham, Harry Kane, i cili realizoi me kokë duke vjedhur situatën para Veselit, e tëra kjo ndodhi në minutën e 38-të të ndeshjes.

Rastin më të mirë për nikoqirët e kishte Uzuni në minutën e 13-të, pasi u asistua nga Cikalleshi, doli përballë portierit anglez, mirëpo goditja e tij përfundoi larg mbi portë.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, Kane kishte mundësi për dyfishim rezultati, mirëpo goditja e tij u ndal nga traversja. /Insajderi.com