Shqipëria shënon nëntë raste të vdekjeve nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Shqipëria shënon nëntë raste të vdekjeve nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar nëntë të vdekur dhe 711 raste të reja pozitive me koronavirus, rekord i ri i rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 29.837 dhe numri i të vdekurve në 646.

Në orët e fundit janë shëruar 412 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14.216 dhe raste aktive janë 14.975.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen 420 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë pjesa tjetër vazhdojnë trajtimin mjekësor në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 163.025 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.com