Shqipëria shpërfill flamurin e Kosovës

Shqipëria shpërfill flamurin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bejtush Gashi ka nënshkruar sot një marrëveshje në fushën e forenzikës me homologun e tij nga Shqipëria, Fatmir Xhafaj.

Mirëpo gjatë nënshkrimit aty nuk është parë flamuri i Kosovës ashtu siç shihet në fotot të cilat i ka dërguar ministria përmes një komunikate, shkruan Insajderi.

Shqipëria ka injoruar flamurin e Kosovës duke mos e vendosur përkrah atij të Shqipërisë siç ndodh zakonisht në kësi lloj takime.

Në komunikatë thuhet se Kosova dhe Shqipëria do të shkëmbej përvojat e tyre në luftimin, parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit në të dy vendet.

“Përvoja e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka bërë që ky institucion të jetë i besueshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Ky bashkëpnim në mes AKF-së dhe ISHP-së do të ndihmoj zhvillimin dhe zgjërimin e kapaciteteve forenzike në të ardhmen”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit në fushën e policisë shkencore, shfrytëzimin e kapaciteteve të laboratoreve të kriminalistikës, shkëmbimin e ekspertëve dhe ekspertizës. /Insajderi.com