Shqipëria siguron edhe 50 mijë vaksina tjera AstraZenca

Shqipëria siguron edhe 50 mijë vaksina tjera AstraZenca

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se janë siguruar edhe 50 mijë vaksina shtesë, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vaksinat e reja AstraZeneca janë siguruar jashtë marrëveshjeve të deritanishme.

“Lajm i mirë. Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme. #ShqipëriaBuzëqesh”, ka shkruar Rama duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, Komisioni Evropian njoftoi sot se ka disbursuar 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të ndihmës makro-financiare për të luftuar pandeminë e Coronavirusit.

Sipas njoftimit të KE, Shqipëria është vendi i tetë që merr ndihmë financiare, nga paketa 3 miliardë euro e miratuar për të ndihmuar dhjetë shtete partnere dhe kandidate për t’u bërë pjesë e BE. Kjo është vetëm gjysma e shumës të cilën BE është zotuar se do të japë për Shqipërinë, ose 180 milionë euro./Insajderi.com