Është publikuar raporti i Kombeve të Bashkuara për e-qeve" />

Shqipëria me progres të jashtëzakonshëm në digjitalizim

Shqipëria ka arritur progres të madh në e-qeverisje dhe digjitalizim sipas raportit të OKB-së

Shqipëria me progres të jashtëzakonshëm në digjitalizim

Është publikuar raporti i Kombeve të Bashkuara për e-qeverisje dhe zhvillimit digjital në përgjithësi.

Viti 2020 dëshmoi një ndryshim transformues në zhvillimin global pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ka bërë thirrje Shteteve Anëtare të OKB-së dhe palëve të tjera të interesuara që “të fillojnë një dekadë veprimi për njerëzit dhe planetin në përgjithësi”.

Në anketimin dhe studimin e modeleve të gjera të qeverisjes dixhitale në të gjithë botën, Anketa e E-qeverisë e Kombeve të Bashkuara vlerëson zhvillimin dixhital të qeverive të 193 Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara në identifikimin e pikave të tyre të forta, sfidat dhe mundësitë si dhe informimin e politikave dhe strategjitë e tyre.

Shqipëria ka arritur një progress të madh në vitin 2020 pasi renditet e 59-ta në botë, duke u ngjitur në 15 pozicione globale në indeksin e përgjithshëm të qeverisjes elektronike në krahasim me vitin 2018 kur u botua raporti i fundit.

Për shërbimet në internet, Shqipëria është përmirësuar nga vendi i 62-të në 2018, në vendin e 31-të në vitin 2020, duke patur pikë të barabarta me Kanadanë, Kuvajtin dhe Uruguajin (pra, një rritje për 31 pozicione), njoftim Insajderi.com.

Për e-pjesëmarrjen në internet, Shqipëria renditet në vendin e 36-të këtë vit (me pikë të barabarta me Spanjën), krahasuar me vendin e 61-të në 2018 (një rritje prej 25 pozicionesh).

Për indeksin e përgjithshëm të qeverisë elektronike, Shqipëria u rendit e 86-ta në botë në vitin 2012 (pra, një rritje prej 27 pozicionesh në vitin 2020).

Sa i përket për nën-indeksin e shërbimeve online, Shqipëria u rendit e 92-ta në botë në vitin 2012 (pra, një rritje me 61 pozicione në vitin 2020).

Nën-indeksin e e-Pjesëmarrjes, Shqipëria u rendit e 101-ta në botë në vitin 2012 (pra, një rritje prej 65 pozicionesh në vitin 2020). /Insajderi.com/