“Shqiptarët duke bërtitur për 4-minuta” – Vëmendja që kanë marrë nga ndjekësit e huaj në Eurovizion

“Shqiptarët duke bërtitur për 4-minuta” – Vëmendja që kanë marrë nga ndjekësit e huaj në Eurovizion

Britmat e përfaqësuesve të Shqipërisë në Eurovision kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të huaj të festivalit.

Në një video janë përmbledhur të gjitha pjesët ku në këngët që Shqipëria dërgon për t’i përfaqësuar, artistët e kanë pjesën ku ‘bërtasin’ për të treguar vokalin e tyre.

Kjo video 4-minutëshe përmbledh për mrekulli këto momente kur zërat e artistëve shqiptarë kumbojnë në skenat e ndryshme të Eurovision ndër vite, shkruan Gazeta Express.

Këtë vit Shqipëria është përfaqësuar nga Jonida Maliqi, e cila gjithashtu, ka pasur shumë pjesë kur gjatë këngës është dashur të bërtasë.