Shqiptarët e bëjnë horë Ilir Meten për publikim e fotos turpëruese

Shqiptarët e bëjnë horë Ilir Meten për publikim e fotos turpëruese

Veprimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta i cili ka dal në foto me të akuzuarën për vrasjen e tre mijë myslimanëve nuk është prit mirë nga shqiptarët.

Komentuesit e kanë cilësuar Metën edhe si një “vrasës” të  Shqipërisë, duke thënë se ai ia ka vrarë të ardhmen, shpresën dhe vizionin Shqipërisë.

“Ky e ka vra gjysmën e Shqipërisë, e ka vra të ardhmen, shpresen, vizionin e nuk po takohet me këtë kriminele”, është njëri nga komentet.

Po ashtu komentuesit atij i kanë thënë edhe pedofil. Po ashtu Meta është cilësuar si një udhëheqës i padijshëm.

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë është shfaqur krenar në krah të Aung San Suu Kyi, grua kjo e cila në vitin 1991 kishte fituar çmimin Nobel të Paqes, por që akuzohet se ka varë tre mijë myslimanë, shkruan Gazeta Insajderi.

Meta i cili është dukë qëndruar në Japoni në ceremonin e marrjes së frontit nga Naruhito.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta ka postuar një fotografi ku shihet i buzëqeshur përkrah të akuzuarës për masakër ndaj myslimaneve derisa ka shkruar se ndjehet i kënaqur që është takuar me të.

“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, ka shkruar Meta.

Aung San Suu Kyi ishte shpallë fituese e çmimit Nobel të Paqes në vitin 1991, ku u bë zëri i shpresës duke kundërshtuar dhunën ushtarake në Mianmar dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të demokratizuar vendin. Mirëpo, Këshilli Evropian para dy vjetësh e kishte bërë përgjegjëse për vrasjen e mbi tre mijë myslimanëve në pak ditë. /Insajderi.com

Skandal i madh: Presidenti i Shqipërisë shfaqet në krah të gruas që akuzohet se ka vrarë 3 mijë myslimanë